Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur lidhur me ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 16.07.2018, në rastin e të akuzuarve ish-kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj, dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë, zyrtarëve I.I.,P.S.,B.S.,T.M., dhe D.Th.
Pjesa më anë të secilës është hedhur aktakuza e Prokurorisë Speciale dhe është pushuar procedura penale, ndaj të akuzuarve në fjalë, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi: “Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” nga neni 340 i KPK-së, është vërtetuar.
Ndërsa pjesa më anë të secilës është vërtetuar aktakuza e prokurorisë për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” nga neni 422 lidhur me nenin 31 të KPK-së, për personat e lartcekur si dhe “Mashtrim me subvencione” nga neni 262 dhe “Shmangie nga tatimi” nga neni 249, për të akuzuarin V.H. është anuluar nga ana e kësaj gjykate dhe kthyer në rivendosje.