Islami: Nuk ka faqe të historisë që mund ta fsheh këtë vrasje makabre

Aktuale

Islami: Nuk ka faqe të historisë që mund ta fsheh këtë vrasje makabre

Nga: D.RR Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Ilir Konushevci

Pas ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, edhe heroit Ilir Konushevci do t’i prehen eshtrat në vendlindje. Që të dy bëjnë pjesë në listën e heronjve të vrarë nga persona të panjohur në Shqipëri.

Eshtrat e heroit Ilir Konushevci kanë arritur të hënën në Kosovë. Pas zhvarrimit në Tiranë, eshtrat e tij me ceremoni janë sjellë në Kosovë, ku sot do tu bëhet rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

E publicisti Gazmend Islami, thotë se Ilir Konushevci ishte baza më e fuqishme e furnizimit dhe lëvizjeve Çlirimtare në Kosovë, mirëpo, ai kurrë njëherë nuk ishte pjesë përbërëse e strukturave të Rognerit.

Ai bën thirrje në prokurorinë e shtetit dhe në shtetin shqiptarë, që të fillojnë të merren vërtet me zbardhjen e kësaj vrasjeje.

“Ilir Konushevci ishte baza më e fuqishme e furnizimit dhe lëvizjeve Çlirimtare në Kosovë, mirëpo, ai kurrë njëherë nuk ishte pjesë përbërëse e strukturave të Rognerit, prandaj me të drejtë mund të themi që Iliri u vra në pabesi dhe në pritë të organizuar. Kur sot dihen ekzekutuesit, kur sot dihen implikuesit e kësaj vrasjeje, nuk ka faqe të historisë që mund ta fsheh këtë vrasje makabre e cila kishte vetëm një qëllim, eliminimin e Ilir Konushevcit, pa njerëzit që e donin me të vërtetë lirinë. Bëj thirrje në prokurorinë e shtetit dhe në shtetin shqiptarë, që të fillojnë të merren vërtet me zbardhjen e kësaj vrasjeje, sepse në këtë vrasje ka të implikuar edhe struktura të larta shtetërore, edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë”, ka theksuar Islami.

Ai thotë tutje se varri i Ilirit nuk do të jetë asnjëherë i qetë përderisa vrasësit dhe urdhërdhënësit jetojnë të lirë.

“Shteti duhet të tregoj që ka drejtësi në këtë vend, sepse varri i tij asnjëherë nuk do të jetë i qetë përderisa vrasësit e tij, ose urdhërdhënësit e vrasjes së tij, janë të lirë dhe jetojnë mirë.
Kështu që ne gjeneral, të përkulemi në veprat e tua për jetën e juaj, për veprimtarinë tënde, por kurrë nuk do të heshtim që vrasja jote një ditë të zbardhet dhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrinë dënimin e merituar”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat