Zhvillime dramatike dhe konflikt i ri Kosovë - Serbi

Aktuale

Zhvillime dramatike dhe konflikt i ri Kosovë - Serbi

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 10:38
Aleksander Vuçiq, Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në Kosovë, Blerim Burjani, thotë se, shumë gjëra po ndodhin në shpejtësi të madhe në Kosovë.

Ngjarje këto që janë dramatike dhe me kthesa të mëdha, siç janë taksa e vendosur e Kosovës, ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës prej 100%, si dhe largimi i katër kryetarëve serb në pjesën veriore të Kosovës.

Ai thekson se kjo është një kthesë në vitet paraprake.

“Shumë gjëra janë duke ndodhur në shpejtësi të madhe. Pra, ndryshime dramatike dhe kthesa të mëdha siç ishte më parë në veri. Kthesa në vitet paraprake me kundërshtime të mëdha në veri nga serbët, me urdhrin e Beogradit janë tërheq edhe kryetarët e komunave në pjesën veriore të Kosovës”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani paralajmëron se mund të ndodh edhe tërheqja e ministrave dhe deputetëve serb, kurse qeveria do të mbetet pa legjitimitet demokratike.

Sa i përket taksës ai thekson se, ajo është vendosur si rezultate që Serbia po e pengon Kosovën në organizata ndërkombëtare.

“Tërheqje mund të kemi edhe prej ministrave dhe deputetëve serb në Parlamentin e Kosovës. Kështu që, kjo qeveri mbetet pa legjitimitet demokratike dhe formal, pra koha është për të menduar për zgjedhjet e reja në pranverë. Sa i përket taksës, ajo është presion ndaj Serbisë, kuptohet si rezultat që i bënë Serbia Kosovës, duke penguar që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Pra, ka një kthesë të konfliktit në mes të dy shteteve pa ndonjë llogari fare”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat