Taksat mbi mallrat serbe, çfarë do të ndërmarrë Vuçiq pas takimit me Hahn

Aktuale

Taksat mbi mallrat serbe, çfarë do të ndërmarrë Vuçiq pas takimit me Hahn

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:02
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe komisionari evropian për Zgjerim Johannes Hahn

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe komisionari evropian për Zgjerim Johannes Hahn biseduan sot rreth dy orë për vendimin e Prishtinës për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Presidenti Vuçiq paralajmëroi për pasojat e mundshme të veprimeve të Prishtinës për të rritur tatimin mbi mallrat serbe, duke theksuar se masat e Prishtinës çojnë në një destabilizim të plotë të të gjithë rajonit dhe mund të çojë në përshkallëzim më të thellë të konfliktit.

Vuçiq tha se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën, pasi që Prishtina zyrtare të heqë dorë nga taksat, 

“Serbia nuk do të ndërmarrë kundërmasa, pasi dëshiron të jetë partner i besueshëm në rajon, Evropë dhe në botë”, u shpreh ai.  

Komisionari evropian për Zgjerimin Johannes Hahn tha se stabiliteti afatgjatë kërkon pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ai ka shprehur mbështetje të plotë për përpjekjet për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore, duke respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet rajonale të arritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat