Haradinaj i tregon Hahnit arsyen e ngritjes së taksës ndaj mallrave serbe

Aktuale

Haradinaj i tregon Hahnit arsyen e ngritjes së taksës ndaj mallrave serbe

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj dhe ohannes Hahn

Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë me dije komisionarit Evropian për Zgjerimit, Johannes Hahn, se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë vendit tonë në vazhdimësi, Serbia.

Haradinaj gjatë takimit me Hahn ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në.

Haradinaj tha se të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet.

Në takim, është biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat