‘S’mund t’i gjesh dy vende si SHBA dhe Kosova që kanë shoqëri të mirë’

Aktuale

‘S’mund t’i gjesh dy vende si SHBA dhe Kosova që kanë shoqëri të mirë’

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
Ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, pa marrjes së detyrës së re.

Ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, pa marrjes së detyrës së re.

Ai pas takimit me kreun e Ekzekutivit Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk mund të gjesh dy vende sikurse janë SHBA dhe Kosova që kanë një shoqëri të mirë.

“Është privilegj që e shoh Haradinaj pas kaq viteve. Nuk mundesh me i gjet dy vende si SHBA dhe Kosova që kanë një shoqëri të mirë. Jemi në një moment historik ku njerëzit marrin vendime dhe vendimet e tyre do të kujtohet gjatë. Mezi pres të bashkëpunoj me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë diplomati amerikan.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se ka përgëzuar ambasadorin e ri amerikan për marrjen e detyrës së re.

“Shfrytëzova rastin ta uroj për postin që e ka marrë për të mirën e Kosovës, për të mirën e Amerikës. I premtova bashkëpunim të sinqertë. Kënaqësi që jemi bashkë", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat