Pesë kandidatët për drejtor të televizionit publik

Aktuale

Pesë kandidatët për drejtor të televizionit publik

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:14
RTK

Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të televizionit publik, i cili është mbyllur të hënën pasdite.

Festim Kabashi, Azem Bujupi, Ngadhnjim Kastrati, Ernest Luma, Lorik Arifaj, janë emrat që kanë konkurruar për këtë pozitë.

Të gjithë kandidatët janë punëtorë të televizionit publik në pozita të ndryshme.

Lorik Arifaj është Drejtor i TV, Azem Bujupi Drejtor i Radio Kosovës, Ernest Luma kryeredaktor, Ngadhnjim Kastrati, redaktor përgjegjës dhe Festim Kabashi, redaktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat