Shqiptarët në Ballkan e irritojnë Serbinë dhe Rusinë

Aktuale

Shqiptarët në Ballkan e irritojnë Serbinë dhe Rusinë

Nga: N.Sh Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:57
Harta ballkanike

Ish–komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi (Cobra), thotë se, punët në Kosovë gjithmonë pështjellen, shkaku i mentalitetit servil të motivuar nga interesat personale të patriotëve folklorik, që e ndjejnë nevojën me i shpërla gjynahet e veta, por edhe etjen për pasuri personale e mbulojnë me patriotizëm të rrejshëm!

Ai shton se, këta persona janë shërbëtorë të dyfishtë e të trefishtë, por problemi më i madh është se edhe shumica e popullit janë të tillë.

“Liberalizimi i vizave pengohet me të drejtë nga miqtë tanë e jo nga armiqtë, se e kanë parë mjaft mirë çka ndodhi në Kosovë në vitin 1999, rrezikohej që të mbeteshin 500 000 shqiptarë e 200 000 serb, e nëse lejohet liberalizimi në gjendjen në të cilën jemi tash, do të na gjejë një fat i tillë”, thotë Vllasi.

Ai thekson se, miqtë tanë ndërkombëtar e në veçanti SHBA-të e kanë analizuar dashurinë e shqiptarëve për para dhe kapital e cila kalon mbi gjithçka.

“Plani i ri është fshirja e kufijve mes shqiptarëve, që të minimizohet veprimi i ish UDB- ashëve që i frikësohen hijes së vet dhe i kanë marrë njerëzit në qafë. Miqtë e kanë studiuar gjatë antropologjinë kulturore të shqiptarëve dhe kanë konkluduar se okupimet shumëshekullore i bëjnë ata aleat servil, që ta lëpijnë b... kur kanë nevojë dhe pastaj e mohojnë atë aleancë dhe të quajnë armik shekullor kur ndryshon situata. Megjithatë pjesëmarrja e shqiptarëve në Ballkan është irritim për sllavo- rusët dhe në përputhje me interesat e miqve”, thotë Vllasi.

Ai shpreson se, unifikimi joformal me Shqipërinë do shkrijë ndikimin e ish UDB-ashëve.

“Edhe kryeministrit Ramush Haradinaj duhet me i ardhë turp për deklaratat që i ka dhënë. Për me dhënë garanci duhet me kanë fuqia numër një, siç është Amerika. Asnjë garancion deri tash nuk e ka realizu Ramushi përpos pagës që e ka rritë në 3000 euro”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat