“Planifikojmë të kemi ushtri, por për të nuk ndahet buxhet”

Aktuale

“Planifikojmë të kemi ushtri, por për të nuk ndahet buxhet”

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do ta mbështesë buxhetin e vitit 2019.

“Si ka mundësi që planifikojmë të krijojmë Ushtri, ndërsa nuk kemi ndarë buxhet për tri vitet e ardhshme për Ushtrinë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka përmendur edhe shumë arsye të tjera që LDK nuk e mbështet këtë buxhet, duke thënë se koalicioni qeverisës janë shumë të mirë kur “fantazojnë”, por jo kur këto projekte të buxhetit i qesin në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat