Kosnett: Në SHBA të gjithë janë së bashku në mbështetje të Kosovës

Aktuale

Kosnett: Në SHBA të gjithë janë së bashku në mbështetje të Kosovës

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:16
Philip Kosnett

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kosovën si rrëfim të shkëlqyeshëm të suksesit.

Ai është shprehur se Kosova është rrëfim suksesi për SHBA-në, por edhe për popullin e Kosovës në një intervistë për RTK-në.

“Kemi thënë që është rrëfim suksesi për SHBA-në, por ç’është më e rëndësishmja është se është rrëfim i suksesshëm për popullin e Kosovës”, tha Kosnett

“Dhe mund t’ju them që në muajt që i kalova në Uashington duke u përgatitur për këtë detyrë, u takova me shumë njerëz, nga qeveria, nga Kongresi, si dhe jashtë qeverisë, dhe mendoj se përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës është i palëkundur”, ka vazhduar ambasadori i ri i Amerikës në Kosovë.

Ai për Kosovën shprehet se republikanët, demokratët, qeveria, administrata dhe kongresi ndajnë mendimin e njëjtë se Kosova është mike shumë e afërt dhe të gjithë janë të përkushtuar për mbështetje ndaj Kosovës.

“Në fakt, do të thoja se është fushë ku ka konsensus të plotë ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, ndërmjet qeverisë, administratës dhe Kongresit. Të gjithë ndjehen që Kosova është mike shumë e afërtë dhe jemi thellësisht të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën. Ka shumë çështje ku ambasada do të vazhdojë të punojë shumë ngushtë me miqtë tanë kosovarë”, vazhdoi Kosnett

“Siguria ekonomike është kritike për investimet e jashtme dhe për krijimin e vendeve të punës. Po ashtu, jemi të përqendruar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që mbetet prioritet shumë i lartë për ne.”

“Pastaj është edhe çështja e sigurisë. Siguria ka shumë kuptime dhe shumë aspekte. Sigurisht që në krye të agjendës është t’i mbështesim përpjekjet e prijësve në Kosovë dhe në Serbi për ta gjetur një mënyrë për të ecur përpara në dialog për ta arritur një zgjidhje të levërdishme për të dy palët, e cila do do ti ndihmojë prosperitetin dhe sigurinë e të dy qeverive në të ardhmen. Po ashtu, sa i përket sigurisë, ne vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me Kosovën në çështjet kundër terrorizmit dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm – një varg çështjesh që ndërlidhen me sigurinë”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat