Deputeti i Kosovës, Ilir Deda, thotë se, presidenti amerikan George W. Bush me 19 mars 2008 e nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kosovën.
E ky vendim, sipas Dedajt, është ende në fuqi.
Ai thotë se me formimin e Ushtrisë së Kosovës do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme, si dhe do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës.
“Me 19 mars 2008, Presidenti George W. Bush nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të SHBA-ve për Kosovën. Ky vendim është ende në fuqi.
Me transformimin e FSK-së me 14 dhjetor, do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme ushtarake.
Transformimi i FSK-së gjithashtu do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës”, shkruan Dedaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.