Në vazhdën e zgjerimit nëpër komunat e Kosovës, Partia Socialdemokrate sonte ka hapur edhe nëndegën e saj në Hajvali.
Gjatë ceremonisë janë parë një numër i madh i të pranishmëve, përkrahës të PSD-së.
Në maj të këtij viti, PSD mbajti koventën e saj të parë, ku zgjodhi kryetar partie Shpend Ahmetin.
Që nga atëherë, kjo parti tashmë ka hapur degët e saj thuajse në çdo komunë të Kosovës.