Bosnja kërkon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA

Aktuale

Bosnja kërkon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 08:09
Mirko Sharoviq

Mirko Sharoviq ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind naj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjës, Mirko Sharoviq ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind naj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Taksa prej 100 për qind është vendosur edhe për mallrat serbe andaj Sharoviq ka thënë se nuk kanë nevoje t’u kundërvihen me masa të njëjta por mund të kërkojnë ndëshkimin e Kosovës nga marrëveshja që parasheh tregti të lirë, 

“Në mbledhjen e 17 dhjetorit do të njoftojmë Johannes Hahnin dhe Federico Mogherinin”, deklaroi Sharoviq për mediat serbe.

Sharoviq ka theksuar se Kosova me inkuadrim në CEFTA ka pranuar faktin se Bosnja e Hercegovina nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe kjo nuk mund të jetë si kusht i tregtisë së lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat