Anton Çuni: Përkrah Ushtrisë është KFOR-i, Amerika, Britania, Gjermani...

Aktuale

Anton Çuni: Përkrah Ushtrisë është KFOR-i, Amerika, Britania, Gjermani...

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
FSK-ja

Deputeti i Kosovës, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Çuni thotë se, me vullnetin e lirë po zotohen për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çuni shprehet se, po e autorizojnë FSK-në që të jetë garantuese e paqes dhe e gatshme për mbrojtjen e qytetaërve të Kosovës.

“FSK, sot na ka bërë bashkë të gjithëve dhe dallimet tona politike në këto momente janë shuar, sepse, FSK-ja përbëhet nga motrat dhe vëllezerit tanë, detyra e të cilëve është e shenjtë”, shkruan ai transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Sot, me vullnetin tonë të lirë, ne po zotohemi për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Po e bëjmë këtë duke e autorizuar FSK-në që të jetë garantuese e paqes dhe e gatshme t'i mbrojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme.

FSK, sot na ka bërë bashkë të gjithëve dhe dallimet tona politike në këto momente janë shuar, sepse, FSK-ja përbëhet nga motrat dhe vëllezerit tanë, detyra e të cilëve është e shenjtë.

Ata janë ushtarë dhe eprorë, vajza dhe djem që kanë veshur uniformen më të bukur për tu shërbyer idealeve më të larta dhe më fisnike të njerëzimit.

Në amblemat e tyre shohim të kaluarën tonë të lavdishme dhe të ardhmen e ndritur.

Uroj dhe lutem që në këto hapësira të mbretëroj paqa e përherëshme, por nëse ajo vëhet në rrezik, vajzat dhe djemt e FSK do të jenë aty që të kurorëzojnë vetëm fitore.

Nga sot, e tutje, ju, përkrah KFOR-it, aleatëve amerikan, britanik, gjerman etj, jeni engjujt mbrojtës të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

Zoti e bekoftë FSK-në

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat