Media serbe pas formimit të ushtrisë së Kosovës: Festë në Kuvend, KFOR në Mitrovicë

Aktuale

Media serbe pas formimit të ushtrisë së Kosovës: Festë në Kuvend, KFOR në Mitrovicë

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:57
Ballina e mediumit serb

Mediat serbe kanë raportuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Blici” serb, ka shkruar se Parlamenti i Kosovës ka miratuar të tre ligjet që fillojnë procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtrinë e Kosovës.

Të gjitha ligjet dhe të gjitha amendamentet e propozuara për ushtrinë, u miratuan njëzëri dhe shprehimisht për rreth një orë, përcjell Bota sot.

“Pas miratimit të amendamentit të fundit, të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit të Kosovës si deputetë, anëtarë të qeverisë e Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, filluan të duartrokasin dhe përgëzojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar medias serbe.

Ky medium shkruan edhe për praninë e forcave të KFOR-it në Mitrovicë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat