Lirohet nga paraburgimi shoferi i Byrosë së Sigurimeve, që u kap me 113 kg drogë - Bota Sot
Lirohet nga paraburgimi shoferi i Byrosë së Sigurimeve, që u kap me 113 kg drogë

Aktuale

Lirohet nga paraburgimi shoferi i Byrosë së Sigurimeve, që u kap me 113 kg drogë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Është liruar nga paraburgimi Enis Çerka, që punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi

Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i lirojë nga masa e paraburgimit personat të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Apleli ka vendosur që ti liroj nga paraburgimi Selim Çerkën, Enis Çerkën dhe Gent Selacin.

Ndërkaq ndaj Labinot Zenelit është refuzuar ankesa i njëjti me vendim të Gjykatës së Apelit do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Lajmin për Kallxo e ka bërë të ditur avokati Florent Latifaj.

Enis Qerka është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.

Gani Thaçi, i cili është vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë se për rastin e Qerkës ka marrë vesh nga mediat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...