Dardan Sejdiu pas miratimit të Rezolutës: Tashmë dialogu me Serbinë nuk është temë e një individi

Aktuale

Dardan Sejdiu pas miratimit të Rezolutës: Tashmë dialogu me Serbinë nuk është temë e një individi

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Dardan Sejdiu

Deputeti nga Partia Social Demokrate, Dardan Sejdiu, e ka quajtur miratimin në Kuvend të rezolutës për dialog me Serbinë, si një lajm të mirë dhe ngjarje të rëndësishme për Kosovën.

Ai duke folur për, ka thënë se pas miratimit të kësaj rezolutë, dialogu me Serbinë tani nuk do të jetë temë e një individi të vetëm, por do të jetë temë e deputetëve.

“Miratimi i Projekt-Rezolutës në Kuvend për dialog me Serbinë është një lajm i mirë”.

“Tashmë dialogu me Serbinë nuk është temë e një individi, por është temë e të gjithë deputetëve të Kosovës”.

“Për ne si Parti Socialdemokrate kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme”.

“Tashmë do të jenë deputetët ata që do ta mbikëqyrin tërë procesin e dialogut me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat