Krasniqi: Leni inatet ndërpartiake e personale që të bashkohemi përballë Serbisë

Aktuale

Krasniqi: Leni inatet ndërpartiake e personale që të bashkohemi përballë Serbisë

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:55
Frashër Krasniqi

Deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi përmes një njoftimi në Facebook ka përshendetur kalimin e rezolutës të propozuar nga partia e tij.

Krasniqi ka thënë se për herë të parë në historinë e vonë, në shtetin e Kosovës, Kuvendi e drejton dialogun, opozita merr pjesë të barabartë me pushtetin në delegacion të dialogut, përfshihet shoqëria civile etj.

Postimi plotë i Krasniqit:

Për herë të parë në historinë e vonë të Kosovës:
– Kuvendi e drejton dialogun,
– Kosova përfaqësohet me platformë shtetërore në dialog,
– Opozita merr pjesë të barabartë me pushtetin në delegacion të dialogut,
– Opozita e bashkëdrejton dialogun,
– Shoqëria Civile përfshihet në delegacionin negociues,
– Kuvendi krijon komision që mbikëqyr procesin negociator,
– Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do t’i nënshtrohet referendumit, ku populli do ta jap mendimin e tij.
Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse. Leni inatet ndërpartiake e personale që të bashkohemi përballë Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat