BE e mirëpret votimin e Rezolutës për dialogun

Aktuale

BE e mirëpret votimin e Rezolutës për dialogun

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 23:29
Natalyia Apostolova

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës të Rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për këtë vendim të marrë, duke e konsideruar si marrje të përgjegjësive në procesin e dialogut.

Apostolova ka shtuar se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.

“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova.

Projekt-rezoluta e PSD-së ku e cila ka kaluar me 59 vota pro dhe 2 abstenime.

Në krye të ekipit dialogues të Kosovës do të jetë kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, bashkë me atë të NISMA-s, Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat