E dhimbshme: Emrat e të vrarëve politikë, bashkëpunëtorë dhe përkrahës të Ibrahim Rugovës

Aktuale

E dhimbshme: Emrat e të vrarëve politikë, bashkëpunëtorë dhe përkrahës të Ibrahim Rugovës

Nga: N.H Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Ftesat e para për veteranët e UÇK-së riaktualizuan çështjen e Gjykatës Speciale. Kjo Gjykatë ka për detyrë të hetojë dhe të gjykojë krimet e supozuara të kryera prej UÇK-së, e po ashtu besohet se subjekt i saj do të jenë edhe vrasjet e pasluftës, të kryera kryesisht ndaj anëtarëve të LDK-së.

Ndërsa, një video e dhimbshme e cila është duke u shpërndarë në rrjetet sociale e riaktualizon edhe më shumë ketë temë.

Të gjitha këto atentate edhe gati dy dekada pas kryerjes së tyre kanë mbetur të pazbardhura nga drejtësia. Fillon me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, më 21 shtator të vitit 1998, në Tiranë. Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në ekzil u vra në një atentat në mes të kryeqytetit shqiptar.

Në videon e më mëposhtme tregohet një histori të dhimbshme, emrat e të vrarëve politikë, të bashkëpunëtorëve dhe përkrahëseve të presidentit historik, Ibrahim Rugova. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat