“PSD-ja për të mbetur në politikë, u bë varka e shpëtimit të Qeverisë”

Aktuale

“PSD-ja për të mbetur në politikë, u bë varka e shpëtimit të Qeverisë”

Nga: N.Sh Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
PSD

Profesor Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, thotë se, PSD-ja, pasi është bërë pjesë e Qeverisë që të hyjë në dialogun e Brukselit me Serbinë, duke i bërë Shpend Ahmeti prijës në këtë së bashku me Fatmir Limaj, ky subjekt politik u bë “varka e shpëtimit” të kësaj qeverisje.

Kurti shprehet se, PSD-ja, ka realizuar një keqpërdorim të votës së elektoratit.

Ai shprehet se, PSD-ja nuk sjell zgjidhje në bisedimet Kosovë-Serbi, por i zgjatën jetën kësaj qeverise të dobët për të garantuar mbijetesën e tyre politike.

“PSD "VARKA E SHPËTIMIT" TË KËSAJ QEVERISJE!

PSD-ja ka realizuar një keqpërdorim flagrant të votës së elektoratit, i cili ua dha votën ti bëni opozitë kësaj keq qeverisje.

Ju nuk i sollët zgjidhje bisedimeve Kosovë-Serbi por ju me këtë vendim ja zgjatët jetën kësaj qeverisjeje të dobët - vetëm për të garantuar mbijetesën tuaj politike si PSD”, shkruan Kurti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat