Haradinaj mirëpret letrën e presidentit Trump, flet për mbështetjen e dialogut - Bota Sot
Haradinaj mirëpret letrën e presidentit Trump, flet për mbështetjen e dialogut

Aktuale

Haradinaj mirëpret letrën e presidentit Trump, flet për mbështetjen e dialogut

Nga: A.M. Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur letrën e Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar institucioneve vendore0

Haradinaj përmes një postimi në Facebook se ka thënë se “mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.

Postimi i plotë:

Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...