Deri më 15 janar dorëzohet platforma në Kuvend - Bota Sot
Deri më 15 janar dorëzohet platforma në Kuvend

Aktuale

Deri më 15 janar dorëzohet platforma në Kuvend

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:21
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Anëtarët e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë në takimin e tyre të parë janë pajtuar që brenda 30 ditëve të procedojnë platformën për dialogun me Serbinë, ndërsa bënë të ditur se që sot do të procedohet draft-ligjin te Qeveria e Kosovës.

Kryesuesi i këtij delegacioni, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se dy bashkëdrejtuesit e ekipit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të kryesojnë me radhë takimet e ardhme.

Ahmeti: Do të procedojmë draft-ligjin te Qeveria e Kosovës

“U dakorduam që draft-ligjin të cilin e kemi dakorduar me subjektet politike, sot ta procedojmë zyrtarisht si bashkëkryesues dhe si  delegacionin shtetëror te  Qeveria e Republikës së  Kosovës. E kemi zgjedhur këtë mënyrë që të shkojë përmes qeverisë, me ç’rast kryeministri dhe qeveria duhet ta procedojnë në Kuvend këtë ligj ashtu edhe sikurse jemi dakorduar, ku hyn në procedurë zyrtare dhe në procedura të cilat janë të parapara me ligjet në Republikën e Kosovës’, tha Ahmeti.

Ai ka treguar edhe emrat e anëtarëve, të cilët do të jenë pjesë e hartimit të  platformës të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Ahmeti: Janë pesë anëtar të cilët do të punojnë në platformë

“U caktuar delegacioni që do ta hartojë këtë platformë para delegacionit. Është Enver Hoxhaj, Dukagjin Gorani, Visar Ymeri, Avni Arifi dhe Mahir Yagcilar. Pesë anëtarë të delegacionit shtetëror që do të punojnë në platformë, e cila pastaj, do të kalojë në delegacion dhe do t’i prezantohet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo platformë, siç e dini, i përcakton parimet për këtë dialog dhe parimet për këto negociata, të cilat ne i synojmë si delegacion dhe si Kosovë t’i arrijmë, përfshirë njohjen reciproke me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

Për më tepër, Ahmeti tha se në takim kanë diskutuar edhe në lidhje me buxhetin fillestar dhe mbledhjet që do t’i mbajnë në të ardhmen.

Ndërsa, sa i përket pakënaqësive të VV-së dhe LDK-së sa i përket këtij delegacionit, Ahmeti tha se këta të fundit duhet të kenë përgjegjësi për dialogun me Serbinë.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë pyetjet e mediave lidhur me atë nëse do ta ketë problem të kryejë njëherësh funksionet kryetar komune, kryesues i delegacionit shtetëror dhe kryetar i PSD-së.

Ahmeti: Deri me 15 janar procedojmë draft ligjin në Qeveri

Pas mbledhjes së parë të delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë, u bë e ditur se dy bashkëdrejtuesit e ekipit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të kryesojnë me rend këso takime në të ardhmen.

Ahmeti para gazetarëve shpalosi edhe detaje të tjera rreth organizimit të punës, ndër tjerash se deri më 15 janar duhet të procedohet draft ligji për dialogun në qeveri.

“U dakorduam qe një herë unë një herë Limaj t'i kryesojmë takimet. U darkoduam që deri me 15 janar të procedojmë draft ligjin në qeverinë e Kosovës. Brenda 30 ditë delegacioni duhet të përfaqësojë dialogun me Serbinë. Pesë anëtar do të punojnë në platformë. Kjo platformë ashtu si e dini i përcakton parimet, përfshi këtu njohjen r pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Diskutuam në lidhje me buxhetin fillestar, po ashtu edhe takimet, u dakoruduam që të kemi takim me kryetarin e kuvendit, kryeministrin. Që të marrim përgjegjësitë dhe dokumentacionit. Kryesorja për neve është procedimi i draft-ligjit", tha Ahmeti

I pyetur se si do të mund të bindin përfaqësuesit e dy partive të tjera, për të marrë pjesë në këtë proces, ai tha se ata duhet ta ndien vetën të përgjegjshëm për një gjë të tillë.

I pari i Prishtinës po ashtu u pyet si mund të jetë edhe kryetar komune edhe udhëheqës dialogu, mirëpo ai zgjodhi që ta anashkalojë këtë pyetje, , duke thënë se për një gjë të tillë do të përgjigjet në konferencat e komunës. 

Nis takimi i Delegacionit Shtetëror për dialogun me Serbinë

Ka filluar takimi i Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë.

Në këtë takim me dyer të mbyllura po marrin pjesë pjesëtarët e ekipit negociator, si nga koalicioni qeverisës, po ashtu edhe nga opozita. Ndër ta Enver Hoxhaj, Mahir Yagcilar, Dukagjin Gorani,Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Avni Arifi, Dardan Gashi dhe Visar Ymeri.

Pas takimit pritet të ketë deklarata për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...