Në Indonezi arrin në 429 numri i të vdekurve nga cunami - Bota Sot
Në Indonezi arrin në 429 numri i të vdekurve nga cunami

Azia

Në Indonezi arrin në 429 numri i të vdekurve nga cunami

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Indonezi

Numri i të vdekurve nga cunami që goditi Indonezinë në fundjavë ka arritur në 429 persona, njoftuan sot burimet zyrtare.

“Numri i të plagosurve është 1 485 ndërkohë që 154 persona janë shpallur të humbur”, sipas agjencisë indoneziane të menaxhimit të katastrofave.

“Cunami që goditi të shtunën në mbrëmje një pjesë të Indonezisë u shkaktua nga shpërthimi i vullkanit në malin Anak Krakatau, rreth 50 kilometra larg brigjeve”, sipas përfundimeve të ekspertëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera