jetër disfatë për skuadrën nga Hollivudi.
Mungesa e LeBron James vazhdon të ndihet shumë te Los Angelos Lakers, që këtë herë u mposhtën në shtëpi nga Philadelphia 76-ers me rezultat 121-105.
Një paraqitje shumë e mirë e 76-ers që me në krye Joel Embiid i cili realizoi 28 pikë e 11 kërcime, arritën të triumfonin në Staples Center.
Në krahun tjetër për Lakers, i vetmi që u mundua të bënte më shumë ishte Brandon Ingram me plot 36 pikë të realizuara, por që në fund nuk patën asnjë vlerë.
Fitore si mysafir arrin të shënojë edhe skuadra e Oklahoma City Thunder, që mposht Orlando Magic 126-117.
Paul George ishte edhe njëherë në formë të lartë duke realizuar 37 pikë, por vlen të theksohet kontributi i madh i Dennis Schroeder, i cili nga 21 pikë në total, 18 i realizoi në çerekun e katërt, ku u vendos edhe fituesi i takimit.
Nuk mjafton vetëm James Harden. Houston Rockets pësuan një humbje tjetër, këtë herë nga New Orleans Pelicans, ndonëse Harden e bëri punën e tij më së miri.
37 pikë të realizuara nga Harden dhe 11 kërcime tjera nuk patën efekt për ekipin nga Teksas që u mund në shtëpi 116-121. Për Pelicans më i miri ishte Jalil Okafor me 27 pikë e 12 kërcime.