Ish-basketbollistja e Rahovecit, Arbnora Sokoli e ka riaktivizuar klubin në këtë qytet pas përfundimit të punimeve në palestrën "Mizahir Isma".
Federata e Basketbollit të Kosovës i ka ndihmuar këto vajza të reja me topa të basketbollit të FIBA Evropës në kuadër të FIBA Europe Girls' Program.
Kjo nuk do të jetë ndihma e fundit për këto vajza të reja dhe Arbnorën nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Arbnora me ish-basketbollistet e tjera të Rahovecit janë shembuj për tu ndjekur.