Sonte në Beograd ka nisur ballafaqimi basketbollistik ndërmjet skuadrës serbe, Crvena Zvezda dhe asaj malazeze, Buduçnost.
Kjo është ndeshja e parë në serinë finale të ABA Ligës.
Mirëpo, me të hyrë në parket, basketbollistët nga Podgorica janë ballafaqur me çmendurinë e tifozëve të çmendur serb.
“Delije” siç njihen tifozët e klubit serb të Crvena Zvezdës, i kanë pritur basketbollistët e Buduçnostit me brohorima “Shiptari, shiptar”, term fyes e nënçmues i serbëve kundër shqiptar i shpikur në kohën e kriminelëve serb para dhe pas Millosheviqit.
Sipas mediave, serbe, tifozët serbë janë ende të zemëruar me finalen e vitit të kaluar, kurse pati tensione ndërmjet dy klubeve, ndërsa u bën sharje dhe fyerje në baza politike dhe nacionale ndërmjet serbëve dhe malazezëve.
Me këtë, serbët tregojnë se janë të vetëm në Ballkan, pasi që pas kroatëve, edhe malazezët i konsiderojnë “shqiptarë” dhe i urrejnë po aq sa shqiptarët.