Toronto fiton 105-99 ndaj Milwaukee në finale e pestë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 serinë e ndeshjeve finale. Edhe pse Milwaukee luajti në fushën e tij, nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë dhe tashmë e sheh veten në disavantazh.
Në fakt, skuadra vendase e dominoi ndeshjen shumicën e kohës, duke u shkëputur deri në 14 pikë, por në periodën e fundit erdhi përmbysja e miqve. Antetokounmpo realizoi 24 pikë dhe Bledsoe 20, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, shkëlqeu Leonard, autor i 35 pikëve, lider në fushë për kanadezët.
Milwaukee, që fitoi dy finalet e para, tashmë e sheh veten në disavantazh, pasi kanadezët fituan 3 takimet e radhës dhe janë një fitore lart titullit kampion në Lindje. Madje Toronto do ta luajë ndeshjen e radhës në fushën e tij. Në Perëndim, kampion ëhstë shpallur ekipi i Golden State, që pret të mësojë emrin e finalit për titullin kampion në NBA.
Konferenca e Lindjes – Finale Play off
Milwaukee – Toronto, 99-105 (2-3)
Konferenca e Perëndimit – Finale Play off
Golden State – Portland, (4-0)