Prishtina dhe Rahoveci zyrtarisht kanë aplikuar për Champions League.   - Bota Sot
Prishtina dhe Rahoveci zyrtarisht kanë aplikuar për Champions League.  

Basketboll

Prishtina dhe Rahoveci zyrtarisht kanë aplikuar për Champions League.  

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:48
Prishtina dhe Rahoveci zyrtarisht kanë aplikuar për Champions League.  

Kampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina dhe nënkampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në Basketball Champions League.  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e BasketballChampionsLeague se, Bordi i kësaj lige do të vendos për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme. 

Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, Donar Groninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë. ‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalist të Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...