Medalja e bronztë është e Francës - Bota Sot
Medalja e bronztë është e Francës

Basketboll

Medalja e bronztë është e Francës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:58
Medalja e bronztë është e Francës

Medalja e bronztë në botërorin e basketbollit, Kinë 2019, shkon për Francën. Në finalen për vendin e tretë, skuadra e drejtuar nga Vincent Collet fitoi 67:59, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të lojës kryesuan australianët,

Franca, e cila befasoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale, por që u eliminua në gjysmëfinale nga Argjentina, konfirmoi rezultatin e arritur 5 vite më parë.

Patty Mills me shokë, sikurse ndaj Argjentinës, paguan rënien e rendimentit në periodën e fundit të takimit. Deri në mesin e periodës së katërt, Australia kryesoi deri +15 pikë, por më pas gjithçka foli për Francën që jo vetëm barazoi, por e fitoi përballjen me 8 pikë më shumë.

De Colo rezultoi pikëshënuesi më i mirë (17 pikë). Vendimtar koshi 3-pikësh i realizuar nga Almicy, që mbylli ndeshjen.

Në radhët e Australisë më i miri ishte Joe Ingles me 17 pikë, i ndjekur nga Mills me 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...