Bëhet licencimi i vëzhguesve dhe gjyqtarëve të rinj

Basketboll

Bëhet licencimi i vëzhguesve dhe gjyqtarëve të rinj

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:23
Bëhet licencimi i vëzhguesve dhe gjyqtarëve të rinj

Të shtunën në sallën e Konferencave të “Hotel International Prishtina” është mbajtur Klinika për vëzhguesit e të gjitha listave të FBK-së, si dhe licencimi i gjyqtarëve fillestarë dhe licencimi i Vëzhguesve të listës C.

Të gjithë vëzhguesit dhe gjyqtarët fillestarë i janë nënshtruar Online Testit nga njohjes së rregullave të basketbollit, si dhe punës praktike mekanika 2PO.

Vëzhguesit dhe gjyqtarët janë njohur me propozicionet e garave për edicionin e ri në basketbollin e Kosovës.

Në këtë klinikë janë licencuar vëzhguesit fillestarë dhe gjyqtarët fillestarë. 12 gjyqtarë janë licencuar për edicionin e ri dhe pritet të referojnë për kategori të reja.  

Klinika është udhëhequr nga FIBA Referee Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat