Bashkimi fiton derbin ndaj Pejës

Basketboll

Bashkimi fiton derbin ndaj Pejës

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 19:43
Bashkimi fiton derbin ndaj Pejës

Dy rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës, Peja dhe Bashkimi, kanë dhuruar një ndeshje të bukur dhe dramatike, me prizrenasit që kanë triumfuar në fund me rezultat 73:76 (17:26, 24:9, 23:21, 9:20).

Ndeshja ka qenë shumë interesante, ku mysafirët e fitojnë periodën e parë 17:26, megjithatë, vendësit të përkrahur nga publiku rikthehen duke e fituar çerekun e dytë 24:9. Lojë shumë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku pejanët e fituan 23:21. Në çerekun e fundit më të mirë ishin mysafirët që e fituan 9:20, duke e fituar edhe tërë takimin me rezultat 73:76.

Henrik Sirko kishte 24 pikë e tetë kërcime te pejanët, derisa lojë të mirë treguan edhe Beq Kovaqi me 14 pikë, Malcom Armstead me 11 pikë dhe Jordan Martin me tetë pikë e 16 kërcime.

Te Bashkimi më të merituarit për fitore ishin Stevie Clark me 26 pikë, Corey Ross me 22 dhe Qëndrim Biraj me 15.

Peja ka tre fitore dhe tre humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat