Ponte Prizreni me fitore bindëse ndaj Trepçës

Basketboll

Ponte Prizreni me fitore bindëse ndaj Trepçës

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 19:38
Ponte Prizreni me fitore bindëse ndaj Trepçës

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës si mysafir me rezultat 51:103 (11:30, 16:35, 2:19, 22:19) në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore bindëse.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 11:30. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 16:35, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë. 2:19 ishte rezultati i periudhës së tretë, kurse në dhjetëminutëshin e fundit u zhvillua lojë më e barabartë, që e fituan vendasit 22:19, megjithatë, Ponte Prizreni fitoi në fund 51:103.

Agon Selmani dhe Ramandan Zekiqi shënuan nga tetë pikë për mitrovicasit, kurse te mysafirët u dalluan Malcom Canada me 24 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime, Ty Nichols me 24 pikë e pesë kërcime dhe Blend Matoshi me 20 pikë e dhjetë kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe dhjetë humbje në këtë edicion, kurse Ponte Prizreni tetë fitore dhe pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat