Istogu fiton kundër Dritës

Basketboll

Istogu fiton kundër Dritës

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:31
Tabela

Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet në kuadër të xhiros së tetë në Ligën e Parë.

Në një ndeshje shumë interesante Borea ka mundur New Basket me rezultat 70:67. Për skuadrën pejane kjo ishte fitorja e parë pas gjashtë humbjeve, derisa New Basket ka një fitore dhe gjashtë humbje.

Përballje shumë interesante është zhvilluar në mes Dritës dhe Istogut, ku istogasit fituan 76:79. Të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe tri humbje.

Fitore si mysafir ka shënuar edhe AS Prishtina që mundi Vushtrrinë me rezultat 95:104. AS Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje, kurse Vushtrria dy fitore dhe katër humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro ishte ndërmjet Prishtinës së Re dhe Kerasan Prishtinës, që përfundoi me fitoren e Prishtinës së Re me rezultat 109:76. Prishtina e Re ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Kerasan Prishtina tri fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat