Vendimet e FBK-së

Basketboll

Vendimet e FBK-së

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 11:06
Vendimet e FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.12.2019 në Prishtinë ka shqyrtuar disa cështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marr këto vendime:n rend dite: e ka miratuar Raportin Financiar për vitin 2019;

E ka miratuar Planin e Veprimit për vitin 2020;

E ka miratuar Buxhetin për vitin 2020;

E ka miratuar Planin e Marketingut për vitin 2020;

E ka miratuar Projektin e Minibasketbollit për 2020-2021;

Ka vendosur që FINAL 8 Kupa e Kosovës prej 11 deri më 15 Shkurt 2020 të organizohet në Rahovec nga KB Rahoveci;

Ka vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të mbahet më 29 Shkurt 2020 në Prishtinë;

Ka vendosur që të kërkojë nga të gjithë anëtarët e saj të organizojnë Kuvendet e tyre të Punës deri më datën 28 Shkurt 2020, shkruan Arben Fetahu, president i FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat