Ky ishte lojtari më i mirë që kishte Kosova, mjerisht kishte shkuar në Cërvena Zvezdë!

Basketboll

Ky ishte lojtari më i mirë që kishte Kosova, mjerisht kishte shkuar në Cërvena Zvezdë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2020 Në ora: 13:14
Ky ishte lojtari më i mirë që kishte Kosova, mjerisht kishte shkuar në Cërvena Zvezdë!

Gjeneratat e vjetra të basketbollit në Prishtinë, sa e sa herë e përmendin një emër, që rinia e sotme nuk e kanë idenë se kush është dhe as që mund ta paramendojnë se ka qenë lojtari më i mirë bindshëm që kishte Kosova në basketboll në fund të viteve të 70-ta.

Është me kombësi goran nga Kosova, Zufer Avdija i lindur në Prishtinë dhe karrierën e kishte nisur në Elektrokosova të Prishtinës.  

Avdija mjerisht apo fatkeqësisht (në vitin 1980) me dëshirën e tij transferohet në klubin më të urryer në Ballkan, Cërvena Zvezda. Klubi që njihet me skandale, për idiotizma dhe që i prinë nacionalizmit të shfrenuar serb.

Image

Në moshën 17 vjeçare, ai filloi të luante basketboll në vendlindjen e tij në Prishtinë, në Elektrokosova siç quhej atëkohë Sigal Prishtina e sotme. Ai me ish Jugosllavinë fitoi një medalje të bronztë në Kupën e Botës.  Siç merret vesh, ky sot jeton në Izrael por është prodhim i Kosovës.

Burimet tona raportojnë, se ai flet me disa nga ish basketbollistët shqiptar, që atëkohë i kishte shokë dhe e ka ruajtur shoqërinë edhe sot, por nuk mendon asnjëherë të kthehet në vendlindje, në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat