Prishtina fillon me përforcimet, prezantohet basketbollisti amerikan

Basketboll

Prishtina fillon me përforcimet, prezantohet basketbollisti amerikan

Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:01
Jordan Johnson

Klubi i basketbollit Prishtina ka filluar me përforcimet e skuadrës për gjysmë-sezonin e ardhshëm.

Prishtinasit së fundmi janë përforcuar me fundorin Jordan Johnson, i cili është një lojtar i dëshmuar në garat evropiane.

Ai së fundmi ka luajtur tek skuadra Holandeze Landstede Hammers Zwolle me një mesatare prej 16.7 pikëve ne kampionatin Holandez ndërsa në Fiba Europe Cup me mesatare 14.7 pikë për ndeshje.

Ja njoftimi i plotë i klubit nga kryeyqyteti:

Nxehen temperaturat në Janar!

Jordan Johnson, përforcon Prishtinën

Prishtina si gjithmonë ka vetëm një objektiv, që të jetë më e mira në vend. Këtë tanimë e kemi dëshmuar.
Për të arritur qëllimin edhe këtë vit ne kemi filluar të përforcojmë edhe me shumë ekipin. I pari që arrinë është fundori Jordan Johnson, një lojtar tani më i dëshmuar në garat evropiane.

Ai së fundmi ka luajtur tek skuadra Holandeze Landstede Hammers Zwolle me një mesatare prej 16.7 pikëve ne kampionatin Holandez ndërsa në Fiba Europe Cup me mesatare 14.7 pikë për ndeshje.

Welcome to the Home of Champions Jordan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat