17 vite në NBA dhe LeBron James vazhdon të jetë fytyra më e dashur për tifozët.
Ikona e NBA, LeBron James, është basketbollisti që ka marrë më së shumti vota për ‘All Star’ deri në këtë pikë të votimeve.
Anëtari i LA Lakers ka mbledhur 4747887 vota, duke prirë në listë, para Luka Doncic të Dallas Mavericks, i cili ka 4598328 vota.
Lojtari i tretë me më së shumti vota është Giannis Antetokounmpo me 4474107 vota, i cili lë prapa Anthony Davis me 4412619 vota.
Startuesit për ndeshjen ‘All Star’ do të mësohen më 23 janar.