Kurshumlija nuk është më Komesar i Garave i FBK-së

Basketboll

Kurshumlija nuk është më Komesar i Garave i FBK-së

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:20
Kurshumlija nuk është më Komesar i Garave i FBK-së

Faton Kurshumlija nuk është më Komesar i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Në bazë të kompetencave të veta statutore dhe procedurës së përcaktuar në Rregulloren e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi Ekzekutiv i FBK-së, merr këtë vendim: 1. Miratohet kërkesa e z. Faton Kurshumlija për lirim të përkohshëm nga detyrat e Komesarit të Garave për arsye personale, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv.

2. Z. Burim Koshi, anëtar i deritanishëm i Bordit të FBK-së, punëtor shumëvjeçar i basketbollit, ish-gjyqtar dhe delegat, ngarkohet me detyrat e ushtruesit të detyrës së Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv. Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës falënderon z. Kurshumlija për punën e deritashme në organizimin dhe avancimin e basketbollit të Kosovës dhe i dëshiron suksese në aktivitetet që e presin.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës i uron suksese dhe mbarëvajtje në organizimin e garave u.d. të Komesarit të Garave, Burim Koshi”, njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat