Ylli e “shkel” Sigal Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës në Basketboll

Basketboll

Ylli e “shkel” Sigal Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës në Basketboll

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 20:50
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit çerekfinale mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll – pasi ka fituar duelin ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 64-69.

Golden Eagle Ylli shfrytëzoi mjaft mirë gabimet e Sigal Prishtinës dhe në çerekun e fundit – përmbysi rezultatin dhe kaloi në gjysmëfinale të “Final 8”.

Çereku i parë i këtij takimi u mbyll me rezultatin 17-16, ndërsa kryeqytetasit shkuan në pushim me epërsi prej 36-31/

Çereku i tretë i duelit u mbyll me barazimin 54-54, kurse në fund, rezultati në semafor shënonte se Ylli është ekipi i fundit që arrin gjysmëfinalen dhe nesër do të ballafaqohet me Bashkimin në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat