Durant mund “Covid 19”.
Para 15 ditëve, Bruklini Nets shpalosi lajmin se 4 basketbollistë tw tyre janë të prekur me virusin “Covid 19”, ndërsa mes tyre ishte edhe ylli i mirënjohur në NBA, Kevin Durant.
Dy javë më pas, drejtori i përgjithshëm i Bruklinit, Shon Marks konfirmoi se të gjithë janë rehabilituar dhe kanë fituar betejën me “Covid 19”.
Tani Durant dhe koleget e tij, nuk janë të vetmit nga NBA që janë prekur nga virusi “Covid 19” dhe kanë kaluar këtë vështirësi, pasi që më parë, Rudi Gober dhe Donovan Miçel, ishin në mesin e atyre që ishin të prekur nga pandemia “Covid 19”.