Skuadra e Brooklyn Nets është e interesuar për formimin e një ‘Big Three/Tresheje të madhe’.
Nets nuk kanë pasur sezonin më të mirë të mundshëm, ndoshta edhe si pasojë e dëmtimeve të emrave si Kevin Durant e Kyrie Irving.
Ata po mendojnë për një rikthim të furishëm në sezonin tjetër, dhe për këtë në planet e tyre kanë edhe një yll tjetër, që i takon Washington Wizards.
Stefan Bondy i ‘New York Daily News’ raporton se Nets janë pas Bradley Beal.
Ata duan të afrojnë edhe yllin e tretë në skuadër, për të luajtur krah Irving e Durant.
Me emra si Beal, Durant, Irving, Allen e LeVert, Brooklyn Nets do të ishin një nga skuadrat më të mira në konferencën lindore.
Mbetet të shihet nëse Nets do të arrijnë të transferojnë Bradley Beal.