Korriku muaji i duhur për rifillimin e NBA-së - Bota Sot
Korriku muaji i duhur për rifillimin e NBA-së

Basketboll

Korriku muaji i duhur për rifillimin e NBA-së

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:08
Korriku muaji i duhur për rifillimin e NBA-së

Sinjale pozitive për rikthimin e NBA me drejtuesit e ligës amerikane të basketbollit që kanë filluar bisedimet për sa i përket gjetjes së një vendi të përshtatshëm për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas mediave amerikane drejtuesit e NBA janë në bisedime me kompaninë e Walt Disney në mënyrë që të luajnë takimet e basketbollit amerikan në qendrën sportive botërore të ESPN, i cili gjendet në një kompleks prej 255 hektarë në pronësi të kompanisë Disney, në Orlando të Flordias.

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass deklaroi se bisedimet mes palëve janë në fillim por ideja për të zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet në një arenë të vetme është intriguese, pasi në këtë mënyrë do të kishin në kontroll vetëm një arenë të vetme dhe kushtet që ofrohen në këtë impiant janë maksimale si përsa i përket sigurisë gjithashtu dhe përsa i përket transmetimit televiziv, i cili është tejet i rëndësishëm në këtë pikë, pasi në mungesë të tifozëve në arenat e ndryshme sportive, mbulimi mediatik merr dhe më tepër vlerë.

Data e parë që mendohet për rifillimin e NBA është ajo e 10 korrik, por zyrtarizimi mund të jepet pas disa javësh kur të shikohet dhe ecuria e pandemisë në SHBA dhe njëkohësisht arritja e një marrëveshje me kompaninë Walt Disney.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat