Afati kalimtar i basketbollit, prej 10 gusht deri më 7 shtator

Basketboll

Afati kalimtar i basketbollit, prej 10 gusht deri më 7 shtator

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se nga data 10 gusht (sot) do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendorë.

Afati kalimtar do të mbyllet më 7 Shtator, shton shtëpia e basketbollit.

Ndërkaq më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dyja konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021.

Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat