Një mision i nisur, nesër po bëhet realitet Kosovë-Shqipëri, këtë e ka kundërshtuar Çoviqi dhe Cërvena Zvezda

Basketboll

Një mision i nisur, nesër po bëhet realitet Kosovë-Shqipëri, këtë e ka kundërshtuar Çoviqi dhe Cërvena Zvezda

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:39
Nebojsha Çoviq

Serbisë i pengon gjithçka që është e mirë dhe shqiptare. Serbia shoveniste gjithmonë hidhet në ofensivë kundër Kosovës. 
Fjala Republika e Kosovës i dhemb shumë dhe pothuajse edhe i çmend! 

Një mision i nisur nesër po bëhet realitet. Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit, nesër do ta nënshkruajnë formimin e Ligës Unike Kosovë – Shqipëri. 

Kjo është historike, sepse skuadrat më të mira të dy shteteve shqiptare, do të garojnë në një ligë. Kjo do ta shashtris Serbinë, jo se i frikësohen cilësisë, sepse e dimë ku jemi me cilësi, por që po bashkohen dy shtetet shqiptare në një ligë.   

“Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE”, thuhet nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Para disa muajve, pothuajse në javën e dytë të muajt maj, presidenti i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda, Nebojsha Çoviq, ishte shprehur për “Novostin”, se ky është një provokim i rëndë. Çoviq me disa idiotë të tij e kundërshtonin këtë ligë.

“Federatat e Basketbollit të Shqipërisë dhe e ashtuquajtura Kosovë, pranojnë të bashkohen në një ligë!

Ndërsa e gjithë bota sportive është e fokusuar në luftën kundër koronavirusit, në Prishtinë merren me gjëra të tjera.
Ata në mënyrë tinëzare ranë dakord me Shqipërinë për të formuar një ligë të përbashkët të basketbollit.

Gjithçka u bë nën moton ‘Rritja e cilësisë së basketbollit’. Ndoshta e gjithë kjo do të kalojë pa reagimin e FIBA-së, e cila është e zënë me probleme të tjera.

Drejtuesit e FBK-së kanë shkuar deri aty sa të ftojnë klube nga Maqedonia Veriore për t’u bashkuar me ta ligën e sapoformuar”, kështu kishte thënë Çoviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat