Tifozët e klubit të basketbollit Rahoveci, “Vreshtarët” reaguan ashpër.
“Jemi më datën 9 shtator , ku si secilin vit paraprak skuadra e klubit të basketbollit duhet ta kishte ekipin e kompletuar dhe duke mbajtur seanca stërvitore.
Siç e dimë ky sezon ja filloj mbrapshtë; me dorëheqje të bordit të kaluar. Momentalisht klubi ndodhet në kolaps. Pa bord , pa kryesi , pa trajner , pa lojtar (të kontraktuar).
I bëjnë lutje kuvendit të klubit dhe bordit të përkohshëm që të fillojnë me përgatitjet fillestare deri në zgjedhjen e një bordi me kompetenca të plota.
Jemi vonë dhe nuk kemi kohë , duhet të nisim sa më shpejtë që është e mundur me afrime të lojtarëve. Duhet kompletimi i klubit dhe dikush duhet ta marrë përgjegjësinë që ta filloj këtë.
Ndërkohë, pothuajse dy javë pas dorëheqjes së bordit të kaluar ende asnjë komunikatë apo pasqyrë e financave siç u premtua.
Dorëheqja e bordit në prag të fillimit të sezonit , përveç që tregon papërgjegjësi po rrezikon edhe shuarjen eventuale te klubit.
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi!”, reagojnë “Vreshtarët”.