Miami Heat triumfon ndaj Bostonit

Basketboll

Miami Heat triumfon ndaj Bostonit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:27
Miami Heat triumfon ndaj Bostonit

Miami Heat shumë pranë finales së madhe të NBA. Skuadra nga Florida fitoi përballjen e katërt të serisë (3-1) ndaj Boston Celtics me rezultatin 112-109, e udhëhequr nga Tyle Herro, që u shfaq në formën e tij më të mirë.

“Rookie” i Heat, i hedhur në lojë nga stoli, shënoi rekordin e karrierës së tij, duke realizuar plot 37 pikë.

Tashmë ai është vetëm pas Magic Johnson në histori për numrin e pikëve të shënuara në moshën 20-vjeçare.

Kontribut të vyer në këtë sukses të Heat dha edhe Jimmie Butler me 24 pikë e 9 “rebound”, ndërsa për Celtics nuk mjaftoi Jayson Tatum me 28 pikë e 9 rikuperime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat