Tyler Herro dhe Talen Horton – Tucker do të bëjnë historinë në finalen e NBA.
Miami Heat dhe Los Angeles Lakers janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin në finalen e ‘Play Off’.
Me avancimin e këtyre dy skuadrave, edhe Tyler Herro (Miami) dhe Talen Horton-Tucker (LA) kanë bërë historinë e NBA.
Tyler Herro dhe Tucker janë dy lojtarët e parë të lindur në vitin 2000 (e tutje) që prekin finalen e NBA.
Herro ka qenë bartës kryesor i lojës së Miami Heat në këtë post-sezon.
Ai pritet të jap shumë edhe në serinë ndaj Lakers.