Takime interesante në Ligën e Parë, favoritët shënojnë fitore 

Basketboll

Takime interesante në Ligën e Parë, favoritët shënojnë fitore 

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:15
Takime interesante në Ligën e Parë, favoritët shënojnë fitore 

Është zhvilluar edhe xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve, ku kishte takime interesante.

AS Prishtina po dëshmon se e dëshiron vendin e parë dhe këtë xhiro ka shënuar fitore ndaj Prishtina e Re me rezultat 76:111. AS Prishtina ka dy fitore, kurse Prishtina e Re dy humbje.

Fitoren e dytë e ka realizuar Marigona Hill Prishtina, që ka mundur Lipjanin 90:66 (26:17, 15:20, 25:18, 24:11). Përderisa kjo ishte fitorja e dytë për Marigona Hill Prishtinën, për Lipjanin ishte humbja e dytë.

Një tjetër kandidate për vendin e parë, RC Cola Drita ka shënuar fitore ndaj New Basket me rezultat 72:67 (20:17, 15:17, 22:19, 15:14). Gjilanasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse New Basket dy humbje nga po aq ndeshje.

Feronikeli që edicionin e kaluar ka garuar në Superligë ka shënuar fitore ndaj Megasport 87:72 (23:10, 18:22, 16:15, 30:25). Nikli regjistroi fitoren e parë, kurse Megasport ka një fitore dhe një humbje.

Fitoren e parë e ka realizuar edhe Istogu, që ka mundur Vushtrrinë me rezultat 70:58 (8:13, 26:16, 13:20, 23:9). Për istogasit kjo ishte fitorja e parë, kurse humbja e parë për Vushtrrinë që ka edhe një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat