Gazeta serbe "Novosti" shkruan se lojtari i ekipit kombëtar izraelit Deni Avdija (19) është zgjedhur mbrëmë si piku i nëntë në draftin NBA nga Washington Wizards, intervista e parë e të cilit, sipas gazetës, do të ritregohet për një kohë të gjatë!
Ajo që e ka gëzuar "tabloidin e Vuçiqit" është se në mesazhin e regjistruar, në të cilin ai supozohej të afrohej me tifozët e NBA-së, Avdija kujtoi se babai i tij ishte ish-basketbollisti Zufer Avdija, për të cilin ka thënë se ai është "i lindur në Kosovë, Serbi".
Deni Avdija, sipas gazetës "ka edhe pasaportë serbe pasi babai i tiji cili ka lindur në Prishtinë", dhe ishte një legjendë e Zvezdës gjatë kohës sa luante.
"Izraeli nuk ka dhënë shumë lojtarë në NBA dhe është një nder i madh të përfaqësoj vendin tim. Jam i ngazëllyer dhe dua ta përmirësoj lojën time", citon gazeta fjalimin e Avdijajt pas draftit dhe se ka thënë se do të bëjë gjithçka për t'i bërë ata krenarë.